Kapet bullgari me 2 afgane klandestine
Tirane-Pasi ka udhetuar kilometra te tera me nje kamion ku kishte fshehur dy afgane klandestine, kapet ne territorin shqiptar, bullgari qe i ndihmoi per t'i kaluar ilegalisht ne Itali. Borislav Grancarov, 31 vjec, banues ne Jahinovo te Bullgarise eshte arrestuar mbremjen e dy diteve me pare. Arrestimi i tij u krye sepse dyshohet se ka ndihmuar me synim per te kaluar kufirin Greqi- Shqiperi, permes pikes kufitare te Kapshtices me destinacion Italine, dy afgane. Ata u gjeten te fshehur ne nje kamion te parkuar tek nje parking privat prane doganes se Tiranes. Bullgari Grancarov, do te procedohet penalisht per "dhenie te ndihmes per kalim te paligjshem te kufirit". Ndersa dy afganet iu dorezuan Drejtorise Rajonale per Kufirin dhe Migracionin, me qellim kthimin e tyre ne Greqi, andej edhe nga hyne.
L.K
L.K