E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i Policise, Prenci, forcon bashkepunimin me fqinjet

Tirane- Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, gjate takimeve qe zhvilloi dje me homologun e tij kroat Oliver Grbic, shprehu gatishmerine e policise sone, per te forcuar edhe me shume bashkepunimin ne luften ndaj krimit. Prenci tha se vitet e fundit Policia e Shtetit ka goditur grupe kriminale, duke aplikuar me sukses metodat speciale te hetimit. Sipas tij, nese para 5 apo 6 vitesh ne Itali sekuestroheshin dhjetera ton droge kanabis sativa dhe qindra kilograme heroine, sot keto shifra sipas statistikave zyrtare italiane jane te paperfillshme. "Me strukturat e ngritura eshte bere i mundur zhvillimi i shume operacioneve te perbashketa, si me Malin e Zi, Kosoven, policine italiane, gjermane, franceze, britanike, etj",-tha drejtori i Policise se Shtetit. "Zhvillimet dinamike dhe rruga integruese per ne BE ku ne aspirojme, tregon qe bashkepunimi duhet rritur me tej per te qene sa me prane nevojave te shtetasve tane", u shpreh Prenci. Te dy drejtuesit e larte te policise rane dakord per intensifikimin e bashkepunimit ne nivel ekspertesh e specialistesh, si ne fushen e krimit te organizuar, krimit ekonomiko financiar, mbrojtjes se deshmitareve, etj. Po dje kreu i Policise se Shtetit, eshte takuar edhe me nje delegacion te policise se EULEX-it Kosove, te kryesuar nga Lamberto Lucas. Gjate ketij takimi Prenci vuri ne dukje, se vitet e fundit jane zhvilluar 63 operacione te perbashketa me Kosoven, Malin e Zi, Italine, etj. "Me policine e Kosoves ne kemi pasur bashkepunim te vazhdueshem, por urat e bashkepunimit jane shume te gjera dhe duke pasur parasysh qe krimi nuk njeh kufij, ne duhet te jemi te pergatitur per te perballuar cdo sfide", tha gjate ketij takimi Prenci.

L.Koraqi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›