E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çollaku bën deklaratën e fortë në Quo Vadis: Ka video ku njerëzit e drejtësisë bëjnë orgji

Gazetari Basir Çollaku tha se ekzistojnë disa video në rrjetet sociale, ku prokurorë dhe gjyqtarë shfaqen duke bërë orgji.

I ftuar në emisionin e Quo Vadis në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, gazetari deklaroi se edhe ndërkombëtarët, edhe Altin Dumani janë në dijeni të këtye videoje.

 Pjesë nga biseda:

Çollaku: Ke prokurorë dhe gjyqtarë që kanë problem penale të rënda, edhe tek SPAK-u, edhe tek Gjykata e Posaçme. E di edhe Z.Dumani, edhe të huajt, edhe këta ndërkombëtarët. E dinë edhe këta që kanë video me orgji dhe të kësaj natyre.

Borakaj: Pse nuk dalin, pse nuk bëhen publike?

Çollaku: Janë bërë, online i ke. Tani po përpiqen të bëjnë edhe një ndërhyrje ligjore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›