Collina largohet nga Lega Calcio
Me gjyqtarët që janë temat kyçe të debateve të gjithë opinionit futbolldashës, pas gabimeve trashanike në Kampionatin Botëror, UEFA ka thirrur në krye të detyrës një prej gjyqtarëve më të mirë të të gjitha kohërave, Pierluigi Collina, që do t'i caktojë gjyqtarët nëpër gara evropiane.
"Unë kam vendosur të largohem nga pozicioni si planifikues i gjyqtarëve në Lega Calcio, sepse UEFA më ka ofruar një rol më të rëndësishëm. Unë do të koordinoj të gjithë gjyqtarët në Evropë. është një pozicion i rëndësishëm, duke parë garat e ndryshme që janë nën juridiksionin e UEFA-s", theksoi Collina për "Ansa".
Collina do të ketë detyrë shumë të vështirë, nëse marrim parasysh debatet e reja për përdorimin apo mospërdorimin e teknologjisë.