Mediat holandeze: Ekip me Klas botëror

Media holandeze e ka ngritur në qiell kualifikimin e Holandës në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror pas fitores 2-1 kundër Brazilit. Gazeta “De Telegraaf” e cilësonte si kombëtaren portokalli si të një “klasi botëror”.
E përditshmja më popullore në Holandë kishte vendosur si diçiturë të një fotoje të madh ku paraqitej 11-shi titullar: “Kush mund ta ndalojë këtë ekip?”.
Gazeta “Algemeen Dagblad” kishte përdorur termin francez “Grandiose!” “Brazil, favoriti i madh, u dërgua në shtëpi, në një ndeshje të madhe”, duke i kushtuar një numër të madh faqesh.
E përditshmja e krahut të majtë, “Volkskrant” shtronte një pyetje: “A do ta fitojnë Les Oranje Kupën e Botës? Po, është e mundur”, duke vendosur në krah një foto të Uesli Shnajderit, autorit të golit të fitores.
“Ata mund të përmirësohen akoma”, shkruante ajo përpara ndeshjes gjysmëfinale kundër Uruguaiat, të martën e ardhshme.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 03 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili