E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI fton PS-në për reformën zgjedhore


Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë apel Partisë Socialiste të bashkëpunojë për reformën zgjedhore. Sekretiari i LSI-së për marrëdhëniet me publikun, Ardit çela deklaroi se reforma zgjedhore është një kërkesë e ndërkombëtarëve që duhet plotësuar. " I bëjmë thirrje faktorit politik, veçanërisht opozitës t'i përgjigjet pozitivisht ftesës së LSI-së për t'u ulur në tryezën e bashkëpunimit për të nisur punën për reformën zgjedhore. Opozita duhet të luajë një rol kontruktiv e logjik", tha ai.
çela theksoi se e ardhmja nuk duhet të mbetet peng e bojkotit.

Kryetari i LSI-së dhe njëherësh zëvendëskryeministër e ministër i Jashtëm, zoti Illir Meta disa ditë më parë e cilësoi reformën zgjedhore si një domosdoshmëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›