Zhdukja e Bleonës Prokuroria: Lajmi ivdekjes i pavërtetë
TIRANE- Zhdukja e 6-vjecares Bleona Matës që prej 22 maj të këtij viti në Zapod të Kukësit vazhdon të mbetet e mbështjellur nga misteri. Por ndërsa ende nuk ka një pistë konkrete për të zbuluar të vërtetën rreth vogëlushes, në disa forume të rrjetit social facebook rreth orëve të natës është publikuar lajmi se vajza është gjetur e vrarë. Por një lajm I tillë është përgënjeshtruar nga policia.
Drejtori i policisë së Kukësit Zoti Ramcaj në një prononcim për NEWS24 deklaroi se “Prokuroria e Krimeve të Rënda është vënë në dijeni të publikimeve por nuk ka asgjë të vërtetë”. Zoti Ramcaj vazhdon më tej duke shtuar se ka njerëz të cilët duan të luajnë me ngjarjen.
Edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda i quan lajme të pavërteta. Burime nga ky organ të cituara nga NEWS24 bëjnë të ditur se “Lajmet kanë për qëllim të hedhin mjegull në hetime” dhe “se Bleona mund të jetë gjallë”
dhe shton se ka nisur hetimi për të zbuluar personat të cilët kanë publikuar lajmin në rrjetin më të madh social në internet. Prokuroria thotë se në hetim janë dhe të afërm të vajzës si dhe vetë halla e saj, me të cilën Bleona kishte shkuar për të kullotur bagëtitë në mal pasditen e 22 majit.
(s.g/BalkanWeb)