Coney Island, biznes dhe gara hot dogu
E vetmja siguri në të ardhmen e Coney Island është imazhi i Joey Chesnut nga San Jose në Kaliforni, një 25-vjeçar që peshon 100 kilogramë: me 68 hot dog të ngrënë në dhjetë minuta në 4 korrik arriti të mbronte "Mustrad belt", nga "kthetrat" e të frikshmit Takeru Kobayashi nga Tokio, një 31-vjeçar që peshon 55 kilogramë, që ka fituar gjashtë tituj në dhjetë vjet. Në të vërtetë, kampionati botëror i Coney Island është diçka serioze. Pasi zbret nga stacioni i metrosë gjen përballë "Nathn‘s Restaurant", me pamje nga deti që në kartolinat e viteve ‘30 dukej i mrekullueshëm, ndërsa sot pamja e tij është zënë nga tabelat e punimeve që po zhvillohen në këto anë. Sipas traditës thuhet se këtu katër emigrantë të dehur e shndërruan një zënkë në një garë hot dogu. Sipas legjendës, emri i fituesit të parë të kësaj gare ishte Neer Sehgal, që arriti të hante 13 panine. Ishte viti 1916 dhe Coney Island, i pushtuesve të parë holandezë, synonte të kthehej në parkun argëtues të së gjithë Amerikës, në "nënën" e të gjitha "Disneyland", vendosur në plazhin e Brooklynit, vetëm disa hapa larg Mahnatanit. "Shpëtoni Coney Island", thotë tani Dick Zigun, ish-kryetari i bashkisë që, për ta arritur këtë, nuk ka lënë asgjë pa bërë, madje ka hedhur edhe video në internet. "Thojuni miqve tuaj, merrni në telefon kryetarët e bashkive nëse jetoni në Brooklyn, Queens, Bronx". Ky apel nën emrin "Call up", për të shpëtuar Coney Island, është një iniciativë që Zigun dhe "Coney Island Usa", një organizatë jofitimprurëse themeluar nga ai vet, kanë ndërmarrë për të orientuar vendimin që komuna e New York-ut duhet të marrë në fund të muajit, duke i dhënë fund një beteje të gjatë shumëvjeçare. "Dekadentizëm" e quajti kryetari i bashkisë Michael Bloomberg, duke vënë theksin edhe mbi rrezikun e turneut të hot dogut. Me pak fjalë, sfida mes komunës që përfshin Brooklyn dhe Coney Island si dhe banorëve të bashkisë. Nga njëra anë është plani i rikonstruktimit dhe ndryshimit me hotele të mëdha dhe parqe gjigantë argëtimi, nga ana tjetër frika se struktura të tjera betoni e çimentoje do të varrosin gjithmonë këtë plazh që dikur ka qenë mit. Të gjithë tashmë duket se duan të shpëtojnë Coney Island nga benotizimi. Charles Denson, një zotëri që është lindur dhe rritur aty para se të përfundonte në Berkeley, Kaliforni, ka hapur një forum në "New York Times", për t‘ju përgjigjur dyshimeve të lexuesve. Ai është autor i një libri të mrekullueshëm me 300 faqe, ku tregon gjithë historinë e Coney Island, dhe nuk ka më asnjë dyshim kur thotë se "kam qenë ndër të parët që kam mbështetur përpjekjet e bëra nga komuna për të rigjallëruar Coney Island. Por sot mendoj se plani përfundimtar është bërë një rrëmujë e vërtetë". Dekadenca e Coney Island kishte filluar që pas luftës me njujorkezët që zbulonin këtu plazhet e vërteta dhe ndërtonin aty baraka si ato të periferisë. Vitet e mrekullueshme ‘70 i hapën rrugën tullave dhe betonit. Datat flasin qartë: karuseli i parë në vitin 1875, pastaj "Surf Avenue" përgjatë detit në vitin 1880. "Luna Park" në 1903. "Wonder Wheel", rrota e famshme e parë në qindra filma në vitin 1920. "Cyclone", malet ruse më të famshme në botë në vitin 1927 e deri te "Parachute Jump" në vitin 1941. Pastaj ky mit jetoi thjesht në imagjinatë: Woody Allen në "Unë dhe Ane" tregonte se që fëmijë jeta e familjes së tij rrezikoi në mënyrë tragjike nga kalimi i "Cyclone"-t. Pastaj kur në vitin 1979 doli "Ushtarët e natës", Coney Island u bë një skenar perfekt për dhunën e gangsterëve: mure të shkatërruar, grafite ngado dhe plazhi i Brighton në gjendje të mjerë. Rudolph Guiliani ishte i pari që nisi betejën për rikuperimin e tij, kur shpëtoi nga kthetrat e degradimit parkun dhe stadiumin "Keyspan". Po tani? Pyet ekspertin thotë lexuesja Carol Jonezsky: është e vërtetë se Bloomberg kërkon ta zhvendosë oqeanin për të pasur më shumë hapësirë për pallatet që do të ndërtojë? Pas dhjetë ditësh do ta kemi një përgjigje.