Gjermania e përmbytur nga shiu, por Valentino është "motoskaf"
Rrebesh shiu gjatë provave zyrtare
të MotoGP për çmimin e
madh të Gjermanisë: Dukej sikur
po lundroje mbi motoskaf dhe
lundruesi më i mirë ishte Valentino
Rosi me Yahmahan e tij. Italiani e
donte shumë këtë "pole" dhe e arriti
atë në një mënyrë të veçantë:
spektakolare ka qenë xhiroja e
fundit ku regjistroi një kohë më
të mirë se Horge Lorenco, i cili
u rendit i dyti. Kohën e tretë më
të mirë e ka arritur Kejsi Sotner
me Dukati: australiani nuk është
dukur në formë të mirë. Vetëm në
vendin e katërt është pozicionuar
ish-kampioni i botës, Niki Hajden,
i cili la pas De Anxhelis e De Puniet.
Daniel Pedrosa do të niset i teti,
i nënti Loris Kapirosi. Për fat të
keq, shumë prej protagonistëve të
cituar janë rrëzuar gjatë provave.
Incidenti më spektakolar ka përfshirë
Hajden e Kanepa. Amerikani
është shkëputur nga motori i tij
dhe është përplasur fl uturimthi tek
italiani, i cili po futej në kthesë para
tij. Hajdenin nuk i ndodhi asgjë,
ndërsa Kanepa është përplasur në
tokë në një mënyrë të dhunshme:
ai është larguar nga pista me
barelë, edhe pse mësohet se mund
të mos ketë dëmtime të rënda. Janë
rrëzuar edhe De Anxhelis, Elias e
Kapirosi. Para MotoGP-së është
zhvilluar gara për "pole position"
e motorëve 125cc. Spanjolli Julian
Simon ka fi tuar "pole", duke ndalur
kronometrin në kohën 1‘38"671,
dhe la kështu pas shokun e tij
të skuadrës, Bradley Smith, me
kohën 1‘39"686. Kohën e tretë më
të mirë e ka regjistruar një tjetër
spanjoll, Mark Markez, i cili mbi
Ktm ka garuar me kohën 1‘40"100,
1"339 pas Simon. Ndërsa Karem
Abraham ka regjistruar kohën më
të mirë në provat e lira të 250cc. Në
një sesion të provave, të kushtëzuar
nga shiu, piloti çek i Aprilias ka
regjistruar kohën 1‘35"648, duke
lënë pas spanjollin Hektor Barbera
(Aprilia, 1‘36"031) dhe italianin
Marko Simonçeli me Gilera, i cili e
ka ndalur kronometrin në kohën
1‘36"037. I katërti u rendit Aksel
Pons me Aprilia.
të MotoGP për çmimin e
madh të Gjermanisë: Dukej sikur
po lundroje mbi motoskaf dhe
lundruesi më i mirë ishte Valentino
Rosi me Yahmahan e tij. Italiani e
donte shumë këtë "pole" dhe e arriti
atë në një mënyrë të veçantë:
spektakolare ka qenë xhiroja e
fundit ku regjistroi një kohë më
të mirë se Horge Lorenco, i cili
u rendit i dyti. Kohën e tretë më
të mirë e ka arritur Kejsi Sotner
me Dukati: australiani nuk është
dukur në formë të mirë. Vetëm në
vendin e katërt është pozicionuar
ish-kampioni i botës, Niki Hajden,
i cili la pas De Anxhelis e De Puniet.
Daniel Pedrosa do të niset i teti,
i nënti Loris Kapirosi. Për fat të
keq, shumë prej protagonistëve të
cituar janë rrëzuar gjatë provave.
Incidenti më spektakolar ka përfshirë
Hajden e Kanepa. Amerikani
është shkëputur nga motori i tij
dhe është përplasur fl uturimthi tek
italiani, i cili po futej në kthesë para
tij. Hajdenin nuk i ndodhi asgjë,
ndërsa Kanepa është përplasur në
tokë në një mënyrë të dhunshme:
ai është larguar nga pista me
barelë, edhe pse mësohet se mund
të mos ketë dëmtime të rënda. Janë
rrëzuar edhe De Anxhelis, Elias e
Kapirosi. Para MotoGP-së është
zhvilluar gara për "pole position"
e motorëve 125cc. Spanjolli Julian
Simon ka fi tuar "pole", duke ndalur
kronometrin në kohën 1‘38"671,
dhe la kështu pas shokun e tij
të skuadrës, Bradley Smith, me
kohën 1‘39"686. Kohën e tretë më
të mirë e ka regjistruar një tjetër
spanjoll, Mark Markez, i cili mbi
Ktm ka garuar me kohën 1‘40"100,
1"339 pas Simon. Ndërsa Karem
Abraham ka regjistruar kohën më
të mirë në provat e lira të 250cc. Në
një sesion të provave, të kushtëzuar
nga shiu, piloti çek i Aprilias ka
regjistruar kohën 1‘35"648, duke
lënë pas spanjollin Hektor Barbera
(Aprilia, 1‘36"031) dhe italianin
Marko Simonçeli me Gilera, i cili e
ka ndalur kronometrin në kohën
1‘36"037. I katërti u rendit Aksel
Pons me Aprilia.