E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi tenton të blejë Kasanon

Duke qenë pranë transferimit
të Ibrahimoviçit
te Barcelona, Interi
mendon për skenarë të
rinj. Me paratë që do të
marrë, presidenti Morati
po vlerëson blerjen e një
beniamini të vjetër: Antonio
Kasanon. Drejtori i
përgjithshëm i Sampdorias,
Marota, ka shprehur vlerësimin
për Amantino Mansini,
mesfushorin brazilian
të zikaltërve. Gjithsesi për
momentin gjasat duken
se janë pro transferimit të
barezit tek Interi. Por sipas
burimeve pranë zikaltërve,
nuk do të ofrohet asnjë
shifër më shumë se 20 milionë
euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›