E Diel, 1 Nëntor 2026

Conference League, Vllaznia i jep fund aventurës europiane pas humbjes ndaj Malishevës

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Vllaznia është eliminuar nga UEFA Conference League, pasi u mundën 5-0 nga Malisheva në ndeshjen e kthimit të raundit të parë, e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Skuadra e drejtuar nga Edi Martini e mbylli pjesën e parë në disavantazh me dy gola, ndërsa në fraksionin e dytë vendasit shënuan edhe tre herë të tjera, duke dominuar takimin dhe përmbysur rezultatin e përgjithshëm të ndeshjes.

Në sfidën e parë, të luajtur në Shkodër, Vllaznia kishte fituar 2-1, por kjo nuk mjaftoi për të siguruar kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League.

Me këtë humbje, kuqeblutë e mbyllin aventurën e tyre në Conference League për këtë sezon.

/gj.m/ /a.g/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›