E Shtunë, 31 Tetor 2026

Contador me doping pezullohet nga Federata e iklizmit

Ciklizmi Boteror eshte goditur nga nje tjeter skandal pasi kampioni ne fuqi i Turit te Frances Alberto Contador eshte pezulluar nga Federata Nderkombetare e Ciklizmit pasi ka rezultuar pozitiv ne testet anti-doping. Ne nje komunikate per Shtyp kjo federate ka bere te ditur se ne analizat qe i jane bere ciklistit spanjoll eshte gjetur clenbuterol nje substabstance kjo dopuese dhe e ndaluar nga kodi anti-doping ne Sport.

Kjo substance e gjetur ne trupin e Contador shton masen e muskujve duke simuluar ne te njejten kohe forcen gjate aktivitetit fizik te sportistit. Nepermjet agjentit te tij Contador eshte mbrojtur duke thene se nuk ka perdorur asnjehere doping ndersa dyshon se kjo substance i eshte hedhur qellimisht ne ushqim. Federata nderkombetare e Ciklizmit UCI eshte e perkohshme pasi sic ka aqaruar ajo vete ne komunikaten per shtyp pritet qe kjo ceshtje te zbardhet plotesisht.

Nese kjo ndodh atehere Contador rrezikon qe pezullim te gjate nga te gjitha aktivitetet sportive. Ne te njejten kohe vete ciklizmi boteror do te merrte nje goditje te rende pas skandaleve me dopingun ne vitet e fundit ku pervec perjashtimit te italianit Ivan Baso ne hetime u perfshi edhe legjenda e ketij sporti amerikani Lans Armstrong.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›