Conte Marredhenia me Del Pieron nuk ndryshon

“Marrëdhënia ime me Del Pieron nuk do të ndryshojë aspak. Kam folur me të gjatë këtyre ditëve dhe e kam siguruar që gjithçka vazhdon si më parë.”
Për trajnerin e Juventusit, Antonio Conte, asgjë nuk ka ndryshuar pas deklaratave të presidentit bardhezi, Andrea Agnelli, i cili lajmëroi fundin e aventurës juventine të kapitenit Alessandro Del Piero.
“Del Piero e di shumë mirë se minutat që i jap në fushë varen nga rendimenti e forma e tij në stërvitje dhe jo nga çështje të tjera jashtë futbollit. Juventusi është mbi të gjithë dhe interesi i klubit vjen para interesit personal”, theksoi Conte.
Juventus do të luajë mbrëmjen e së shtunës ndeshjen e radhës në kampionatin italian të futbollit ndaj Genoas, në Torino.
Të martën, presidenti Andrea Agnelli deklaroi se ky sezon do të jetë i fundit i Alessandro Del Pieros me fanellën e Juventusit.
“Një duartrokitje të fortë për kapitenin Del Piero, i cili qëndroi me ne edhe për një vit tjetër, viti i fundit i tij me Juventusin”, tha Agnelli në një fjalim para aksionerëve të klubit bardhezi.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Schalke 04 blen Timo Hildebrand
Schalke 04 njoftoi sot blerjen e portierit Timo Hildebrand, i cili do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të sezonit aktual me klubin gjerman. Liga e Europës, Lacio ndalet me barazim
Lacio nuk ka shkuar dot më shumë se një barazim 1-1 me Zyriun. Skuli kalon lacialët në avantazh në minutën e 22 pas asistit të Hernanez, por vetëm një minut ka zgjatur ky avantazh pasi zviceranët barazuan me anë të Adrian Nikci. Berlusconi, i kënaqur me Milanin
Pas fitores së Milanit ndaj Bate Borisov në Ligën e Kampioneve, Silvio Berlusconi ka mbetur shumë i kënaqur nga ekipi i tij. Ikën edhe Kuzhe…
“Kisha kohë që e kisha përgatitur veten për këtë vendim.” Euro 2012, nuk lejohet duhani
UEFA do të ndalojë pirjen e duhanit në stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e Euro 2012. Një vendim i paprecedent ky me objektivin për të ndërgjegjësuar tifozët për lidhjen që ekziston mes sportit dhe shëndetit.
Lajmet kryesore
Meta-Lavitola, Frattini në parlament
Deputetët kërkojnë sqarime për skandalin
Kërkime për të mbijetuarit
Arvizu: Korrupsioni, hiqni imunitetin
Kërcënohet Taulant Balla
Kosovë, kuvendi përkrah operacionin në veri