Conte i kënaqur me fitoren ndaj Palermos

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ishte i kënaqur me fitoren 3-0 ndaj Palermos dhe rimarrjen e kreut të tabelës.
“Komplimente për djelmoshat të cilët menjëherë u futën në ritëm pas pauzës. Kjo ishte një ndeshje e rrezikshme kundër një ekipi të Palermos që luan futboll të mirë dhe, nëse ne nuk do të ishim në vend, ata mund të na shkaktonin shumë probleme”.
“Pas 22 ditësh jashtë fushe dhe në fillim të një vazhde të vështirë të ndeshjeve, kjo ishte mënyra më e mirë për të filluar me këmbë të mbarë”, ka thënë Conte.