Pepe i kënaqur me formën e tij

Mbrojtësi portugez Pepe është i kënaqur me formën e tij te Real Madridi.
Real Madridi fitoi me rezultat 3-2 në Mestalla ndaj Valencias gjatë të shtunës, ndeshje e cila i solli mjaft angazhim mbrojtësit.
“Ishte një ndeshje e vështirë, por ekipi ia doli mirë. Ne u rikthyem nga angazhimet ndërkombëtare të lodhur dhe Valencia ka pasur më shumë kohë të përgatitet për ndeshjen”.
“Megjithatë ne mbetëm të qetë dhe morëm tre pikë të rëndësishme. Personalisht po kaloj një formë të mirë dhe klubi po më jep një stabilitet”, ka thënë Pepe.