Cooper: Bashkëpunimi rajonal, ekstremisht i rëndësishëm

“Me rëndësi të madhe, jo e vetmja, është marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit, zbatimi i së cilës paraqet një proces të komplikuar”, ka thënë Cooper në një bisedë të shkurtër me gazetarët në Bruksel.
Diplomati evropian i ka dhënë rëndësi të veçantë bashkëpunimit rajonal, duke kujtuar se edhe vetë “BE-ja është e bazuar në një gjë të tillë”.
“Politika jonë në Ballkan, gjatë dhjetë vjetëve të fundit ose edhe më gjatë, është përshkruar si ‘evropianizim’, çfarë do të thotë se bashkëpunimi rajonal është ekstremisht i rëndësishëm”, ka theksuar Cooper.
Pjesëmarrja e Kosovës në nismat rajonale ka çuar në ndërprerjen për një kohë të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Autoritetet kosovare kanë këmbëngulur në përfaqësimin e tyre si shtet, përderisa zyrtarët serbë kanë insistuar në Rezolutën 1244. /rel/