Banega shkelet nga vetura e tij

Mediet spanjolle kanë njoftuar se Banega pësoi dëmtim të rëndë, pasi kishte ndalur veturën në një pompë të benzinës. Ai harroi të tërheqë frenin e dorës para daljes nga vetura, kurse ajo u kthye prapa dhe e shkeli atë në nyjën e këmbës.
“Futbollisti Ever Banega ka pësuar një aksident me veturën e tij pas stërvitjes të dielën dhe ka marrë traumë në këmbën e tij të majtë, që i ka shkaktuar frakturë. Periudha e rikuperimit vlerësohet të jetë rreth gjashtë muaj”, thuhet në komunikatën e Valencias.
Reprezentuesi argjentinas nuk ishte i ftuar për ndeshjen kundër Barcelonës në Nou Camp të dielën, pasi vuante nga një dëmtim në gju. Valencia është e treta në La Liga dhe takohet me Stoke Cityn në duelin e kthimit të fazës eliminatore të Europa Leagues të enjten.