E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus, 100 % italian

Përveç se është skuadra e vetme në Evropë që ende nuk ka pësuar humbje, Juventus ka edhe një arsye tjetër për çka mund të ndihet krenar.

Pjesa kryesore e skuadrës ndërtohet nga futbollistë italianë, kurse një statistikë e rrallë u shënua në ndeshjen kundër Catanias të shtunën, kur trajneri Antonio Conte aktivizoi një formacion 100 për qind vendor.

Buffon, Barzagli, Bonucci, Chiellini, Padoin, Pirlo, Marchisio, De Ceglie, Borriello dhe Quagliarella, (të gjithë italianë) formuan formacionin bazë. Juventus fitoi 3-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›