E Diel, 1 Nëntor 2026

Cooper: Besoj se gjithmonë mund të gjejmë një marrëveshje

PRISHTINË-Ndërmjetësi i BE-së në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për t’i bindur palët që të arrijnë marrëveshje rreth çështjeve që aktualisht janë tryezën e bisedimeve, shkruan sot shtypi i Prishtinës.

“Unë besoj se gjithmonë mund të gjejmë një marrëveshje përmes arsyes së shëndoshë”, ka thënë Cooper për “Express”.

Sipas kësaj gazete, megjithëse vizitat e tij në Prishtinë të martën dhe e ajo e javës së kaluar në Beograd u cilësuan si të dështuara, pasi britaniku nuk arriti t’i afrojë palët sa i përket marrëveshjes për përfaqësim e Kosovës në iniciativat rajonale, negociatat ende po vazhdojnë për të gjetur kompromisin.

Ai ka thënë se Brukseli është në kontakt të vazhdueshëm me delegacionet për arritjen e një kompromisi që do t’i kënaqte të dyja palët.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›