E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania: S'ka tërheqje të trupave nga Kosova

BRUKSEL- Ministri gjerman i Mbrojtjes Tomas de Maiziere shprehet i vendosur se nuk do të ketë tërheqje të shpejtë të paqeruajtësve të NATO-s nga Kosova, për shkak të situatës “së vështirë” në shtetin ballkanik.

“Aktualisht nuk shoh mundësi të tërheqjes së trupave tjera”, ka thënë de Maiziere, duke shtuar se “vetëm politikanët mund të zgjidhin problemet” që prekin Kosovën.

Ministri i gjeman këto komente i bëri para gazetarëve në prag të takimit të ministrave të mbrijtjes së NATO-s në selinë e aleancës ushtarake në Bruksel.

Aktualisht në Kosovë janë rreth 5800 ushtarë nga 29 shtete që shërbejnë në kuadër të misionit paqëruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), ndërkaq Gjermania ofron kontigjentin më të madh me 1349 trupa.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›