E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, shënohet viktima e parë nga i ftohti

DIBËR- 63-vjecari Xhevad Muka gjendet i vdekur në mes të borës, rrugës për në shtëpi, e cila ndodhet në fshatin Qeranec.

Policia e Bulqizës bën me dije se 63-vjecari kishte shkuar në Komunën Gjoricë, ndërsa i ftohti i madh e ka zënë rrugës.

Nga hetimet paraprake dyshohet se viktma nuk i ka rezistuar temperaturave të ulëta që kanë mbërthyer Dibrën këto ditë të ftohta dimri.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›