Pronat, BB: Korrupsioni dhe moszbatimi i politikave, shkak për dështimin
Tiranë- Zgjidhja e çështjes së pronës në Shqipëri ka dështuar për shkak të korrupsionit dhe nga moszbatimi në terren i politikave. Këto janë disa nga konkluzionet që ka arritur raporti i Bankës Botërorei publikuar së fundmi.
“Qeveria ka kundërvepruar përmes miratimit të disa politikave të duhura. Zbatimi i tyre ka mbetur pas për shkak të mungesës së koherencës së politikave, të problemeve me bashkërendimin, të kufizimeve të kapaciteteve dhe për shkak të korrupsionit- shkruhet në raportin e BB-së.
Ndërkaq edhe më herët qeveria është kritikuar për nismat e saj lidhur me këtë çështje që në përfundim kanë dhënë rezultate minimale ose s’kanë dhënë aspak rezultate. Siç është kthimi dhe kompensimi i pronave ku në jo pak raste abuzimi me pronën publike rezultoi në shifra të larta apo nisja e legalizimeve të ndërtimeve pa patur një studim paraprak mbi kostot e këtij procesi.
Shkrime të tjera me interes:
- Tiranë, krijohet Akademia e Politikave Rinore për Liderat e Rinj Tiranë- Akademia e Politikave Rinore për Liderat e Rinj u...
- Aksidente për shkak të shpejtësisë, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur në Durrës Durrës- Dy aksidente rrugore janë shënuar mbrëmjen e djeshme në...
- Të gjithë përgjegjës për dështimin e integrimit Tiranë – Ambasadori Alexandër Arvizu në mënyrë të drejtëpërdrejtë, larg...