E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cooper negociator i Kosove- Serbi. BE Negociatat do te nisin ne mars

Brukseli diskuton mbi përfaqsuesin special në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Nga zyra e përfaqësueses për politikë të jashtme të BE, Catherine Ashton, bëhet e ditur se si përfaqësuesin e saj, përkatësisht ndërmjetësuesi do të jetë Robert Cooper,  shkruan gazeta beogradase “Veçernje Novosti” duke iu referuar burimeve diplomatike.

Robert Cooper është bashkëpunëtor i ngushtë i Ashtonit për çështje ballkanike. Për momentin thuhet se ende po shqyrtohet formati i pjesëmarrjes së Ëashingtonit në këto bisedime dhe se në këtë moment opsioni më real është që përfaqësuesi i Departamentit Amerikan të Shtetit të përfshihet nëpërmjet dhënies së ekspertizës dhe këshillave ekipit të Prishtinës.

Dialogu i Beogradit dhe Prishtinës do të zhvillohet në Bruksel në mars, ndërsa temat që do të hapen priten të jenë trafiku ajror, telekomunikacioni, kadastra dhe çështja e të zhdukurve. Nuk përjashtohet që në bisedime të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›