E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Tirane vdes i moshuari

Nje 75-vjecar eshte bere viktime e nje aksidenti tragjik ne Tirane. Myzafer Dika ka gjetur vdekjen kur eshte perplasur nga autobuz me targa te Tiranes 08 44 H rreth ores 14 00 te se martes. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te ish poligrafikut ne kryeqytet.

75-vjecari Dika udhetonte me biciklete kur i ka prere rrugen mjetit tip autobuz. Perplasja ka qene fatale dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjehershme te moshuarit. Forcat e policise kane mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes dhe kane konstatuar se viktima ishte perpjekur te ndryshonte drejtimin e levizjes dhe nuk kishte pare autobuzin qe vinte me shpejtesi.

Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›