Kajro marshimi i te nje milionteve. Ushtria Nuk qellojme mbi protestuesit

Mijëra vetë pushtojnë sërish sheshin ‘Tahrir’, duke i kërkuar presidentit Mubarak të dorëzojë pushtetin. Fillimi i marshimit të një milionëve të thirrur nga opozita konfirmon dhe përgjigjen kundër ofërtës për dialog të zv/presidentit të ri që konsiderohet e vonuar pas reformës në qeveri dhe premtimeve për reforma demokratike. Një aleancë e përbërë nga shumë grupe opozitare në Egjipt ka bërë thirrje edhe për një grevë të përgjithshme e pa afat si dhe që protestat masive të shtrihen në mbarë vendin kundër presidentit Hosni Mubarak.
Në qytetin e dytë më të madh të Egjyptit, Aleksandri, mijëra vetë janë grumbulluar tek stacioni hekurudhor në përpjekje për t’u bashkuar me protestën. Sipas një informacioni të televizionit arab Al Xhazira në Egjipt është paralizuar pjesërisht transporti hekurudhor, për të penguar ardhjen e demonstruesve. Sinjali i telefonisë celulare është prishur. Edhe me ofruesin e fundit të madh të internetit nuk ka më lidhje.
Përkundër rritjes në ekstrem të masave të sigurisë në Kajro përreth pallatit presidencial ushtria egjiptiane njoftoi se nuk do të përdorë dhunë kundër demonstruesve paqësorë. Ushtria njeh legjitimitetin e kërkesave të popullit, thuhet në një deklaratë të udhëheqjes së ushtrisë.
Deri në orët e vona natës, në sheshin ‘Tahrir’ në qendër të Kairos, mijëra vetë demonstruan kundër regjimit autoritar të presidentit Mubarak, pa marrë parasysh ndalimqarkullimin zyrtar. Por në Ismailia protesta kishte një tjetër qëllim. Qindra vetë u mblodhen aty në mbështetje të Hosni Mubarak presidentit që prej tre dekadash sundon Egjiptin.