Cooper serish ne Prishtine e Beograd

Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper do të vizitojë së shpejti Prishtinën dhe Beogradin.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Cooper do të përpiqet të organizojë mbajtjen e raundit të ri të bisedimeve, pas dështimit të atij të parashikuar në datat 27 dhe 28 shtator.
Sipas mediave kosovare, Cooper ka deklaruar se në Bruksel është biseduar me të dyja palët mbi temat të cilat duhet të diskutohen.
Raundi i dialogut i parashikuar për të martën dhe të mërkurën dështoi për shkak të insistimit të Serbisë për të diskutuar për situatën në veri të Kosovës.
Vetë negociatori evropian njoftoi anulimin e procesit, lidhur me të cilin tha se nuk ishte parashikuar të diskutohej për doganat në veri.
“Dialogu nuk u zhvillua sepse delegacioni serb nuk ishte i gatshëm për të vazhduar bisedimet. Situata në doganat e veriut të Kosovës nuk është pjesë e dialogut dhe as subjekt i ndonjë negociate të vecante me Serbinë”, deklaroi Cooper.
“Dialogu do të vijojë kur pala serbe do të jetë e gatshme për t’u riangazhuar. Qëllimi i procesit mbetet diskutimi i cështjeve që synojnë përmirësimin e jetës së njerëzve dhe afrimin e palëve në BE”, vijoi ai.
Më vonë gjatë së mërkurës, SHBA dhe BE shprehën mbështetjen e tyre ndaj qeverisë së Kosovës dhe planit të saj për shtrirjen e autoritetit në veri.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Policia gjermane: “Dëshmitari X” u vetëvra
Zyrtarë të policisë gjermane kanë deklaruar mbrëmjen e së mërkurës se, i ashtuquajturi “Dëshmitari X” ka bërë vetëvrasje.
Thaci: Boshnjakët, lehtësim njohjes nga BeH
Kryeministri Hashim Thaci ka shprehur bindjen e tij se komuniteti boshnjak në Kosovë do të ndihmojë një njohjen e pavarësisë nga Sarajeva zyrtare. DASH: Palët të ruajnë qetësinë në veri
Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi ndaj incidentit me dhunë të së martës në veri të Kosovës ku mbetën të plagosur paqeruajtës të NATO-s dhe protestues serbë.
Ahmeti: Jo ndryshim kufijsh
Ndryshimi i kufijve të Kosovës sjell pasoja të rënda për gjithë Ballkanin Perëndimor. Kështu është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i cili ka dënuar ashpër incidentet e fundit në Veri të Kosovës.
Incidenti në Qeshmellug
Ahmet Prishtina është vetëm njëri nga 40 punonjësit të cilët u sulmuan mëngjesin e së mërkurës teksa po pastronin lumin Ibër, përkatësisht në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Lajmet kryesore
Sekuestrimi i makinave të vjetra
PS: Vendimi i qeverisë për të ushqyer mafian e skrapit
Zbatimi i kritereve të Integrimit
Berisha: Kthyem qytetarët shqiptarë, në pronarë
KE, përkeqësohet liria e medias
Fullani: Ulet me 0.25% norma bazë e interesit