Çelet ekspozita "Thesaret e kulturës popullore shqiptare"

Me rastin e ditës së trashigimisë kulturore muzeu historik kombtarë hapi ekspozitën "Thesaret e kulturës popullore shqiptare".
Në të janë paraqitur objekte të rralla të kulturës popullore shqiptare, si veshje tradicionale nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, punime artistike në argjend, enë kuzhine, vegla muzikore etj.
Objektet dhe sendet e ekspozuara janë vetëm një pjesë fondit të pasur të objekteve etnografike shqiptare. Koleksioni i plotë do të mund të paraqitet të interesuarit, në pavioni etnografik, i cili do të ngrihet në Muzeun Historik Kombëtar.