Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Aldo Bumçi, në konferencën e sotme për shtyp, bëri me dije se në hapësirën 2008-2010, numri i vizitorëve në destinacionet kulturore të MTKRS-së është rritur me mbi 200 për qind.
“Në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore si Muzeu Historik i Shkodrës, Memoriali i Gjergj Kastrioti Skënderbeut në Lezhë, Muzeu Historik Vlorë, Muzeu Historik dhe Kongresi i Lushnjës, ne do të synojmë që të pasqyrojmë gjithnjë e më shumë realitetin e prekshëm të vizitueshmërisë në të gjithë territorin e vendit”, tha Bumçi.
Ministri u shpreh se me rëndësi është edhe përfshirja e Eposit të Kreshnikëve në listën e trashëgimisë kulturore shpirtërore të UNESCO-s. “Ne synojmë që brenda marsit 2012 të dorëzojmë në UNESCO këtë dosje teknike, ndërkohë që po punohet për pasurimin e saj me fotografi, dokumentarë dhe informacione shkencore”, theksoi Aldo Bumçi.
Sikurse prej dy vitesh, sot të gjitha muzetë dhe parqet arkeologjikë kombëtare do të jenë të hapur falas për publikun, ashtu si edhe monumentet e vizitueshme në të gjithë territorin e vendit. Nga Shkodra në Butrint e nga Korça në Tiranë, muzetë kombëtarë në bashkëpunim me drejtoritë arsimore do të mirëpresin qytetarët në mjediset e tyre.
Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore është shpallur si e tillë në vitin 2003, e parashikuar në Ligjin e Trashëgimisë të miratuar në po këtë vit.
/Start/E.B/
2011-09-29 15:52