E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet 10-vjetori i vdekjes së poetit Jorgo Bllaci

U përkujtua, në një ceremoni të veçantë 10-vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit, poetit dhe përkthyesit Jorgo Bllaci.

Kolegë, miq dhe të ftuar kujtuan me nostalgji veprën dhe jetën e mikut të tyre. Ai është cilësuar nga kritika si poet i lirisë dhe i natyrës. Poeti Agron Tufa, për Bllacin theksoi se ai solli një pasurim të madh të vargut poetik shqiptarë.
 

Jorgo Bllaci është autori i disa vëllimeve me poezi, ndër të cilat mund të përmendim "Ligjërimet e Pyllit", "Epika e Trëndafilave" etj.

Ai gjithashtu ka sjellë në gjuhën shqipe, në mënyrë mjeshtërore autorë të njohur botëro si Pushkini, Gëte, Hajne, etj.

Gjithashtu në përfundim të aktivitetit u recituan vargje të poezive të Jorgo Bllacit, nga aktorja e mirënjohur e skenës shqiptare Margarita Xhepa.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›