E Diel, 1 Nëntor 2026

Copëza nga krimet seriale të Enver Hoxhës- Nuk është libër autobiografik, siç pretendon Fevziu

Share

Nga Dr. Teodor Kareco

Shume zhurme për asgjë !!!! Një shprehje tepër e njohur qe u vërtetua ne praktike këto dite ne Shqipëri. Nuk e di për çfare arsye, qe natyrisht janë te ndryshme, një pjese e politikaneve ne zë brenda dhe jashtë territorit te Shqipërisë, te banuar me shqiptare u mblodhën për te promovuar një libër te Fevziut te titulluar Enver Hoxha me pretendimin e stërmadh se është shkruar një biografi. Nder ta kishte edhe shume intelektuale apo, qe e quajnë veten intelektuale, shume gazetare dhe nga ata qe ushqehen duke e paraqitur veten si analiste e te tjerë.  Ishte si te thuash një hipnoze e përgjithshme thuajse na doli një njeri erudit, ruana o zot te paktën mos jete si eruditi Enver Hoxha, qe na paraqiti as me shume e as me pak një BIOGRAFI te diktatorit. Gjithë kjo lukuni personalitetesh te gjitha rangjeve te shoqërisë shqiptare, kishin një detyrim ndaj Fevziut. Atë e kishte llogaritur autori, shpërblimin ne pjesëmarrje do ta siguronte nga ky komercialitet ne shkalle sipërore.
Si e gjeten kohen këta kryeministra, parlamentare dhe një lukuni pas tyre? Ketë e kishin detyrim për ndonjë fjale te mire nga Fevziu ne televizion. Pyetja ime është si nuk gjeten kohe Berisha e hija e tij Topalli, qe këto kohet e fundit po na mërzitin me direktivat politike për te rishkruar historinë, për tu marre pak me shume e me konkretisht me nevojat konkrete qe duhen zgjidhur për te shkruar historinë? Apo mos mendojnë se historia shkruhet me metodën e Fevziut duke e falsifikuar, shtrembëruar apo sheqerosur historinë sipas dëshirave te pagedhenesve dorëlëshuar për ketë kategori?
Jo zotërinj historia nuk shkruhet ashtu si orientoni ju me stilin enverist. Shikoni Institutin e Studimeve Historike, është katandisur kokoshi një thele. Aty, sa di, është duke u rishkruar historia me kritere shkencore e dokumentare. Por çfare pjese e historisë është duke u rishkruar? Vetëm gjysma e saj vëllimi III dhe IV. Arsyeja është nga me banalet dhe te papranueshmet: nuk ka historiane dhe, për me tepër nuk ka as fonde monetare, ato janë mjerane. Pra mbetet pa u ndryshuar pjesa për pellazget, iliret, kohen e mesme sepse nuk ka historiane apo para. Kjo nuk do behet për shume dekada sepse ende nuk janë përzgjedhur te rinj te talentuar për tu specializuar ne këto periudha. Politikanet tanë pranojnë ato qe thonë Akademitë e Shkencave te Serbisë, Maqedonisë, Greqisë, sepse Akademisë shqiptare te Shkencave i është bykosur goja, është lëne si jetime e skeletike.
Por edhe për pjesët qe punohet nuk ka fonde, instituti i historisë është fukara deri aty sa jo vetëm qe nuk paguan bashkëpunëtoret e jashtëm, te cilët bëjnë me ndërgjegje pune falas, por nuk është ne gjendje te paguaje materialet e grumbulluara neper arkiva, ndonjë shpenzim udhëtimi. Kështu nuk shkruhet historia, dhe, këtu përgjegjës janë politikanet qe, ju dhimben disa thërrmija qe do te harxhojnë për shkrimin e sakte dhe te dokumentuar te historisë, duke qene teje normave dorëlëshuar ne shpenzimet e luksit. Ndofta druhen se nuk do shkruhet historia sipas dëshirës se tyre. Edhe ky është një argument. Ata mjaftohen me deklarata për rishikimin e historisë, me paraqitjen te ndonjë promovimi libri qe u duket si historik e qe përputhet me shijet dhe pse jo, me interesat e tyre.
Nga gjithë kjo zhurme u interesova për nevoja te studimeve te mia ta lexoja, mos plotësoja njohuritë për sistemin diktatorial qe përfaqësohej nga Enver Hoxha. Por si i thonë një fjale u zhgënjeva, nga gjithë zhurmërimet e medies doli se mali polli një mi. Ne atë libër ka gjera te thëna e sterthena por jo një biografi te Enver Hoxhës. Aty e shumta janë përmbledhur disa copëza, shume here te dhëna me faqe te tera nga autore te ndryshëm, pa konkluzione te autorit, pa një paraqitje dinjitoze.
Duket ashtu sikundër Fevziu ka botuar ne një libër tjetër me, përmbledhje intervistash, edhe ne ketë libër qe ka kërkesa krejt te tjera, jashtë aftësive intelektuale te autorit, megjithëse nga informacioni qe kam nga mësuesi  tij, zoti Rudolf Koka, ka qene i shkëlqyer ne shkollën e mesme, ai bën te njëjtën gjë, përmbledh intervistat për Enver Hoxhën te kryera ne vite nga ai apo autore te tjerë.
Kjo duket ne varfërinë e burimeve te mirëfillta arkivore. Ai natyrisht mburret me një liste qe ka paraqitur. Ata janë vetëm një grime apo një pike uji  e atij materiali shume te madh dokumentar qe nevojitet për te shkruar një biografi për një diktator jetëgjate dhe zullumqar. Prandaj kapardisja e tij neper televizione e ne medien e shkruar ne përgjithësi te duket mjerane, shume e fryre, si tullumbace, qe po ta c’posh me majën e gjelperes,  mbetet thuajse asgjë. Ai është larg kërkesave intelektuale për te shkruar një vepër dinjitoze e ne përgjithësi te pranueshme për biografinë e Enver Hoxhës.
Materialin e botuar, një pjese e te cilit plagjiature pasi e lexova me vëmendje do ta emërtoja as me shume e as me pak por si:

Karikature e Enver Hoxhës lakuriq, me bythe jashtë dhe kobure ne dore

Pse e kam ketë mendim? Për faktin e thjeshte se aty janë rreshtuar faktet e mirënjohura se Enver Hoxha ishte një vrasës serial qysh nga themelimi i partisë deri sa zoti e largoi nga kjo bote. Dhe, megjithëse tërthorazi del disi, ai nuk urdhëronte vrasjet qe kërkonte një parti komuniste terroriste sikundër e pranuan vete ne Plenumin e Dyte te Beratit me 1944, por urdhëronte edhe direkt vrasjet e shokëve te vet si smirëzi qe ishte, vrasjen e dashamireve, atyre qe e ndihmuan me shume ne jete, me te aftëve, atyre qe gjykonte si paranojak qe do ti zinin vendin, etj. Ai deri sa vdiq nuk e lëshoi këmbëzën e armës se sofistikuar vdekjeprurëse.
Kjo ane e Enver Hoxhës është ndriçuar e sterndriçuar ne këto dy dekada. Atëherë lind pyetja a është nevoja te përmblidhen për një lexues me te gjere, për te pasuruar bibliotekat, për te rifreskuar kujtesën e popullit ?  Natyrisht qe po. Dhe, ne ketë këndvështrimi autori ka arritur ne një fare shkalle, ndonëse thuaj te nivelit mediokër e deklarativ te na paraqesë një vrasës serial. Por problemin e shtrojmë a është kjo një biografi. Natyrisht qe jo. Jo vetëm qe nuk është një biografi qe te pasqyroje një diktator, një udhëheqës partie e shteti ne rreth pese dekada, por as biografia e një vrasësi ordiner. Ne përgjithësi libri është një antologji e vaket e copëzave tregimore për vrasësin Hoxha.
Ne libër janë mbledhur, me falni për përsëritjen, se shumti copëza te shkruara aty këtu, copëza nga intervistat, nga kujtimet e te tjera te kësaj natyre. Me ketë nuk dua te them qe Enver Hoxha nuk ishte nder vrasësit me ne zë te shekullit, një kriminel, madje nga me ordineret, ndonëse me pushtet. Fjalën e kam qe me arna, me copëza, nuk behet një biografi.
Ndoshta jam i gabuar por aspekti komercial i këtij botimi është fare i dukshëm. Është kjo arsyeja qe, autori si njohës i çoro

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›