MASH: 2012-ta, viti i reformimit arsimor

Për të 3 vite rradhazi, sistemi arsimor ka nevojë për tu riformatuar. Pavarësisht ndryshimeve të herëpashershme, autoritetet e arsimit thonë se mësimdhënia në vend ka nevojë për një refomim më të thellë. Librat e shkollës 9-vjeçare dhe të mesme do të ndryshojnë. Si model për këtë do të merren kurrikulat e vendeve europiane. Përmbajtja e tyre do të jetë më e thjeshtë dhe e kuptueshme për nxënësit. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj thotë se do të niset këtë vit me ndryshimet përkatëse të tyre duke duke shmangur volumin e teksteve aktuale.
Viti 2012 do të ketë rektorë dhe dekanë të rinj. Zgjedhjet për drejtuesit e universiteve do të bëhen në muajin shkurt dhe në të do të japin preferencat e tyre pedagogët edhe studentët. Ndërsa drejtorët e shkollave do të zgjidhen nga komsioni i posaçëm i përbërë nga mësues dhe ekspertë të arsimit.
Kandidatët për studentë në vështirësi ekonomike, do të mund të marrin kredi studentore për të mbyllur vitet e universitetit me të drejtën e rikthimit të parave të shtetit vetëm kur të ketë filluar një punë. Duke bërë bilancin vjetor të 2011, Ministri i arsimit Myqrem Tafaj tha se do të vazhdohet me reformën e financimit të universiteve sipas modelit anglo sakson dhe ndërtimin e 2 shkollave të reja profesionale.