E Shtunë, 31 Tetor 2026

Coppola-Kadare, takim mes kolosëve

Në vilën “Princ”, ku është akomoduar regjisori i filmit “Kumbari”, Francis Ford Coppola, në Durrës, dje pasdite ka “trokitur” një i ftuar shumë i veçantë, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, i shoqëruar me zv.ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, zonja Deborah Jones. Regjisori Coppola ndodhet në Shqipëri si i ftuar special i Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit që po zhvillohet në Durrës. Biseda, e cila ka qenë private e zhvilluar mes dy kolosëve, njëri i kinematografisë botërore e tjetri i letrave shqipe, është shtrirë gjerë e gjatë për kulturën shqiptare dhe kinematografinë, ku regjisori Coppola ka rrëfyer se është një njohës i saj. Ndërkohë që për regjisorin në orët e mbrëmjes ishte rezervuar edhe një darkë private në Drejtorinë e Pritjes Qeveritare të qytetit të Durrësit, me kryeministrin e vendit, zotin Sali Berisha dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, zotin Aleksandër Arvizu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›