E Diel, 1 Nëntor 2026

Coronavirus vendos Francen ne gjendje alarmi

Koronavirus ka vendosur në gjendje alarmi Francë. Qeveria franceze është përqendruar edhe më shumë në luftën kundër virusit të ngjashëm me atë të Sars. Kjo pas vdekjes së njërit prej pacientëve të prekur nga ky virus. 65 vjecari, kishte pasur probleme me tretjen pas kthimit nga pushimet në Dubai. Gjatë qëndrimit në spital është infektuar dhe një 50 vjecar që qëndronte me të në dhomë. Virusi që transmetohet nga kontaktet e gjata ka prekur tashmë 44 persona në të gjithë botën, 24 nga të cilët kanë ndërruar jetë. Gjysma e personave të infektuar kanë qenë në Arabinë Saudite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›