KQZ Gjinushi Misioni i OSBE pale ne manipulimin e zgjedhjeve
Në emër të opozitës së majtë, Skënder Gjinushi dhe Petro Koçi kërkojnë një ndërhyrje më të guximshme të Shteteve të Bashkuara në krizën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ata tregohen edhe më të guximshëm se aleatët e mëdhenj, në akuzat drejtuar misionit të OSBE-së në Tiranë, për të cilin thonë se është bërë palë me Qeverinë.
Skënder Gjinushi është i prerë: një KQZ me 4 anëtarë, cënon ligjshmërinë e zgjedhjeve.
Për këtë, kreu i Partisë Socialdemokrate, kërkon një ndërhyrje më të fortë nga ndërkombëtarët, ndërsa kritikon ashpër zyrën e OSBE në Tiranë.
Qëndrimet e ambasadorit Eugen Wollfarth nuk bindin edhe një tjetër opozitar, kreun e PSV’91, Petro Koçi.
Kujt mendon se ngërçi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mund të zgjidhet nga Kolegji Zgjedhor, i përgjigjet Gjinushi.
Ndërsa Petro Koçi jep edhe një arsye më shumë përse ndërkombëtarët duhet të reagojnë më fort.
Gjinushi dhe Koçi janë në krah kryesocialisti Edi Rama për rikthimin e normalitetit elektoral, që thonë se mund të vijë vetëm përmes konstituimit të KQZ-së.