E Shtunë, 31 Tetor 2026

Corovode, sherr per nje parcele me miser

Nje sherr per nje parcele te mbjelle me miser mes dy familjeve ne komunen Zhepe te rrethit Corovode ka degjeneruar ne nje perplasje me mjete te forta qe ka shkaktuar edhe disa te plagosur.

Te demtuarit thone se jane dhunuar nga bashkefshataret e tyre edhe brenda shtepise dhe se jane nisur ne spitalin e Skraparit, por jane detyruar qe te shkojne ne Berat per kurim.

Nje nga familjaret e demtuar tregon arsyet e sherrit. Sipas tij, shkak eshte bere demtimi i nje parcele me miser. Disa persona kane hyre me force ne banesen e tij dhe e kane keqtrajtuar ate se bashku me te birin duke i goditur me mjete te forta.

Pjestaret e te dy familjeve jane perleshur me njeri-tjetrin. Policia nuk ka shkuar ne vendngjarje, ndersa te demtuarit kane bere denoncim ne komisariatin e Skraparit, por kerkojne edhe nderhyrjen e drejtorise se policise se Beratit qe ngjarja te mos perseritet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›