Eksperti amerikan: Trebicka vdiq nga aksidenti

Sipas burimeve te besueshme te Top Channel, eksperti Teter ka rindertuar me skeme grafike te gjitha momentet se si makina “Nissan Patrol” ka devijuar nga rruga duke dale mbi 40 metra nga pika e perplasjes.
Megjithese burimet tregohen teper te rezervuara, mesohet se amerikani ka shpjeguar se nje nga shkaqet e aksidentit qe besohet se i mori jeten 50 vjecarit ka qene tejkalimi i shpejtesise, e papajtueshme ne raport me terrenin malor ne te cilin Trebicka po udhetonte.
Eksperti amerikan argumenton ne raport se viktima ka qene duke udhetuar ne nje rruge mes kodrave te Gjergjevices, ku gropat vertete jane te vogla, por kthehen te rrezikshme per shoferet ne raste te rritjes se shpejtesise.
Pikerisht ne vendin ku makina ka devijuar, eksperti qendron ne te njetin mendim me policine shqiptare, e cila thote se nje pjese e ngritur ne rruge eshte shkaktari kryesor qe ka penguar vazhdimin e metejshem te udhetimit te Kosta Trebickes.
Grupi hetimor i prokurorise se Korces ben me dije se ata po vazhdojne studimin e ketij raporti dhe se me se shumti ai eshte i njejte me qendrimin e eksperteve shqiptare.
Amerikani eshte mbeshtetur ne raportin e tij edhe ne prova te tjera qe shtjellojne pisten e aksidentit automobilistik, mes te cilave gjurmet e gjetura ne automjetin “Nissan Patrol”, demtimet qe makina ka pesuar, pozicioni i trupit dhe se si u gjet makina.
Zyrtarisht Prokuroria e Pergjithshme pohoi se do te jape nje version te sajin ne kohen qe prokuroria e Korces do t’i dorezoje materialet dhe dosjen prane organit qendor.