E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Costa Concordia ” , gjenden trupat e 8 viktimave

Ekipet e kërkimit kanë nxjerrë tetë trupa nga anija e fundosur e udhëtarëve, e cila u përplas për shkëmbinj në muajin e kaluar në bregdetin perëndimor të Italisë. Fillimisht u raportua për nxjerrjen e katër viktimave. Zyrtarët thanë se trupat po transferohen në një spital për identifikim, proces ky që mund të marrë disa ditë.

Anija “Costa Concordia” kishte më shumë se 4 mijë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, kur u përplas në shkëmbinj më 13 janar.

Para njoftimit të së mërkurës, u raportuaa për 17 persona të vdekur, ndërsa 15 të zhdukur.

Prokurorët italianë po hetojnë kapitenin e anijes dhe zëvendëisn e tij, ndërsa , ekipet po heqin naftën nga rezervuaret e anijes për të shmangur një katastrofë mjedisore.

Dhjetëra të mbijetuar kanë bërë padi kundër kompanisë së anijes në Francë, Gjermani dhe Shtete të Bashkuara.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›