Dështimi i ANEB, SHBA qorton Iranin
Shtëpia e Bardhë ka kritikuar Iranin për dështimin e misionit të Agjencisë së OKB-së për Energjinë Bërthamore, duke thënë se kjo tregon refuzimin e radhës të Teheranit për t`iu bindur obligimeve ndërkombëtare në lidhje me programin e tij bërthamor.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhei Karnei tha se SHBA po vazhdon të analizojë qëllimet e Iranit, pas letrës së dërguar kryediplomates evropiane, Kethrin Eshton javën e kaluar, e cila rriti shpresat për rinisjen e bisedimeve me fuqitë botërore.
“Ky veprim i Iranit, sugjeron se ata nuk kanë ndryshuar sjelljen në lidhje me bindjen ndaj obligimeve ndërkombëtare”, ka thënë Karnei, duke shprehur keqardhjen për dështimin e misionit të ANEB.