E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandalet e përgjimit të telefonatave, bashkëshortja e Bler padit Mërdokun

Gruaja e ish-kryeministrit Toni Bler ka paditur gazetën britanike të kompanisë së Rupert Mërdokut, në lidhje me skandalin e përgjimit të telefonave, ka thënë një avokat i saj.

Agjencia Associated Press, duke cituar avokatin Graham Atkins, njoftoi se “Sheri Bler po padit kompaninë në lidhje me përgjimin e paligjshëm të mesazheve me zë të saj”.

Sheri Bler bëhet kështu personi i parë i profilit më të lartë, që sfidon kompaninë e Mërdokut, Neës International në lidhje me përgjimet që u janë bërë politikanëve, personave nga fusha e artit, sportistëve dhe të tjerëve. Ende nuk janë bërë publike detajet e pretendimeve të zonjës Bler pasi, avokati ka thënë se nuk do të bëjë komente tjera në lidhje me rastin.

Mërdokut nuk iu la zgjidhje tjetër, përvecse të mbyllë tabloidin Neës of the Ëorld në muajin korrik, pas gjetjeve se gazeta kishte përgjuar një telefon të një nxënëseje të zhdukur, e cila më vonë u gjet e vdekur.

Që nga atëherë, policia ka arrestuar rreth 40 persona, përfshirë këtu edhe gazetarë të famshëm, në lidhje me dyshimet se u kanë dhënë mito zyrtarëve publikë për përgjimin e e-maileve.
Deri tani kompania e Mërdokut u ka paguar miliona dollarë rreth 60 viktimave në marrëveshjet që janë bërë jashtë gjykatave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›