Costa Navarinovendi i perrallavedhe dashurise
TIRANE-Nuk është ende i famshëm si San torini apo Mykonos, por i ka të gjitha potencialet e duhura për t'u bërë një destinacion ëndrrash. Ndodhet në Greqi, në Costa Navarino, shumë pranë detit Jon. Peizazhet e tij janë ndër më të bukurit dhe më përrallorët e detit Mesdhe. Toka premton shumë turistë sepse karakterizohet nga një natyrë e mrekullueshme, brigje karakteristike shumë të bukura për t'u vizituar nga turistët, komoditet maksimal, si dhe një aromë e natyrshme që të përkëdhel hundët. Costa Navarino gjendet në rajonin e Messinias, është e lidhur ngushtë me Athinën si dhe me kryeqytete të tjera europiane falë aeroportit të Kallamatës që gjendet pranë, vetëm 45 kilometra në distancë. Athina gjendet 270 kilometra larg, madje porti i Patrasso-s është rreth 200 kilometra rrugë larg. Messinia është një rajon i Greqisë ende i parrahur mirë nga turistët, të cilët deri dje nuk dinin shumë për të, gati aspak, ndërsa vetëm këto kohë gjithçka ka nisur të zbulohet dhe të bëhet e bukur në favor të plazhit përrallor. është një zonë ende e pashkelur mirë dhe kjo bën që të ketë kuriozitet, të jetë gati e virgjër dhe më tepër po vizitohet nga turistët klasikë. Klima është e mrekullueshme dhe shpeshherë kuruese, rëra mbetet një ndër elementët kurativë që shërben për shërimin e sëmundjeve të gjunjëve apo edhe vet lëkurës. Gjithçka është e ruajtur e bukur, si e paprekur dhe e padëmtuar nga askush. Sigurisht, deti është protagonisti kryesor i të gjithë rajonit në fjalë dhe bukuria më e madhe qëndron pikërisht tek ai. Uji është i kristaltë, ishujt janë të vendosur në një formë gati të pabesueshme, që të bëjnë të mendosh se aty është jeta e vërtetë, aty është parajsa. Karakteristike për këtë zonë janë gjallesat interesante, siç janë për shembull breshkat e quajtura apo më mirë të themi, siç njihen ndryshe 'Caretta-Caretta'. Por kjo zonë nuk shquhet vetëm për to, edhe zogjtë janë shumë të pranishëm, të cilët mbulojnë gati gjithë zonën e palmave, duke krijuar tinguj shumë qetësues dhe një melodi që vjen e formuar në grup. Në këtë mënyrë, të gjithë të apasionuarve pas natyrës u ofrohet një pamje e mrekullueshme e vëzhgimit të zogjve dhe e kujdesit të tyre, thjesht dhe vetëm në shërbim të natyrës. Mundësitë për të praktikuar sportin janë të shumta në numër dhe klasifikohen në disiplina të ndryshme. Jo vetëm sporti i ujit, por edhe ai i tokës apo i ajrit. Gjithçka mund të ndodhë në këtë zonë të bukur, të qetë dhe shumë interesante për të gjithë ata vizitorë e turistë që janë eksplorues të natyrës. Po kështu, në këtë zonë gjendet edhe një kishë dhe një kështjellë e mrekullueshme, të cilën të gjithë mund të shkojnë e ta vizitojnë. Që nga ky vit, me promocionin e mirë që i është bërë këtij plazhi dhe kësaj zone, numri i turistëve është shtuar dhe pritet që të shkojë edhe më tepër në muajt dhe vitet në vijim. Costa Navarino është edhe në linjë parësore në vënien në jetë të një sërë projektesh, mes të cilave 'Navarino Environmental Observatory' është kryesori dhe që i dedikohet studios së ndryshimit klimaterik si dhe impaktit në natyrën e bukur të Mesdheut.
Qendra u zbulua në bashkëpunim me "Bert Bolin Centre for Climate Change" të Universitetit të Stokholmit, si dhe "Centre of Environmental Health and Biophysics of the Biomedical Research Foundation", i akademisë së Athinës. Në Costa Navarino është edhe mundësia e zbulimit apo e rizbulimit të traditave antike lokale. Kjo mund të arrihet për shembull, duke vizituar një ditë të bukur një prej fshatrave të zonës dhe të shohësh të gjitha traditat dhe organizimet e njerëzve atje. Të shijosh prodhimet e fshatit është një kënaqësi më vete, në veçanti vajin e ullirit dhe verën, të cilat janë karakteristike të zonës. Dhe janë pikërisht këto që e bëjnë pasurinë njëherësh dhe trashëgimi të banorëve që e kanë. Për ta njohur më mirë këtë tokë është krijuar një guidë e re turistike, shumë komode, e cila u ofron turistëve standardet më të mira të pushimit veror, duke nisur që nga hotelet e deri tek plazhet dhe peizazhet e bukura natyrore. Pjesa e parë e projektit u inaugurua në maj të vitit 2010. Faza e dytë do të inaugurohet në vitin 2012.
(d.b/SummerPages/BalkanWeb)