Fitxherald vizitonsot KosovënTakim me KFOR-in
PRISHTINE- Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate të Komandës në Napoli, admirali Mark Fitxherald, viziton sot Kosovën. Selia e KFOR it njofton se Fitxherald do të vizitojë Shtabin qendror të KFOR.
Admirali do të takohet me gjeneralin Markus Bentler për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë.
Të dy komandantët në fund të vizitës do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat në orët e pasdites. Për herë të fundit Fitxherald vizitoi Kosovën gjatë javës së fundit të muajit qershor.
Më pas Komandanti i Forcave të Perbashkëta në Napoli i raporton Komandantit Suprem të Forcave të Përbashkëta për Evropën në Shtabin Supre ne Belgjikë.
(s.g/BalkanWeb)