Tiranë/Punëtori bie nga kati i 5-të, vdes

Një 50 vjeçar, punëtor ashensori, ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i pestë i një pallati. Viktima është identifikuar si Roland Kuqe. Trupi i tij u gjet mëngjesin e sotëm. Ngjarja e rëndë ndodhi te pallatet rrëzë Dajtit. Policia vijon hetimet.