E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, mblidhetKëshilli bashkiakpër buxhetin 2010

TIRANE- Këshilli bashkiak i Tiranës do të mblidhet sot pasdite për të vendosur mbi fatin e buxhetit të kryeqytetit, i cili është i bllokuar që prej tetë muajsh. Ende nuk është i sigurtë miratimi i buxhetit, ndërsa takimi i sotëm i Këshillit Bashkiak është i fundit para pushimeve verore.

GSH shkruan se edhe nëse ky buxhet do të miratohej këtë muaj, prokurimet për projektet e pushtetit vendor nuk mund të përfundojnë para muajit tetor, duke shkaktuar vonesa njëvjeçare në projekte të rëndësishme për kryeqytetasit.

Sipas informacioneve zyrtare në Këshillin bashkiak të Tiranës, veç pikës së parë ku do të diskutohet buxheti për vitin 2010, janë edhe dy projekt- vendime të tjera që kanë lidhje me familjet në nevojë, siç janë të pastrehët. Një prej vendimeve ka të bëjë me miratimin e listës së familjeve që përfitojnë kredi të zbutur nga shteti, ndërsa vendimi tjetër është për projektin e bonusit të qirasë. Ku Bashkia u paguan qiranë atyre familjeve të pastreha që kanë të ardhura të pakta dhe nuk kanë mundësi për të paguar qiranë e banesës.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›