Costner: “Nuk do të luaj më në ‘Vallëzim me ujqërit’”
Antonino Fortunato Morreale, i konsideruar si një nga “postierët” e bosit të mafias Bernardo Provenzano, u arrestua nga karabinierët e Palermos. Lajmi u bë i ditur nga njësia hetuese e komandës së Palermos. Gjykata e Palermos kishte lëshuar një mandat-arresti ndaj Morreales, 40 vjeç, i dënuar me nëntë vjet e gjysmë burg për lidhje me mafian. Morreale konsiderohet si një element i rëndësishëm i “familjes Baucina” dhe një nga protagonistët përmes të cilëve Provenzano kontrollonte dhe garantonte komunikimin me të gjithë organizatën në të gjitha pjesët e Siçilisë. Morreale ishte një prej atyre për të cilët nuk kishte dyshime se Provenzano i përdorte për t’i dërguar urdhrat organizatës mafioze. Provenzano ka qenë kreu i Cosa Nostra-s nga viti 1993 deri në 11 prill 2006, datë në të cilën ai u arrestua në një shpellë në Korleoneze.
SHPK kundër propozimit të Zanierit për policinë serbe në Kosovë
Ideja e shefit të UNMIK-ut Lamberto Zanieri për krijimin e policisë etnike serbe me autonomi speciale në zinxhirin komandues, brenda Policisë së Kosovës, është kundërshtuar ashpër nga policia e Kosovës. “Paralelizmi i hierarkisë komanduese të Policisë së Kosovës, është kthim prapa dhe do të krijojë probleme operacionale”,- deklaroi, Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës. Kundër këtij propozimi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani tha se çdo vendim tjetër, përpos tranzicionit, do të ishte kthim prapa dhe do të shkaktonte probleme operacionale.
Sipas Elshanit, deri tani, vetëm veriu i Mitrovicës është ende në tranzicion. Atje, vetëm komandanti rajonal është ndërkombëtar kurse urdhrat nga Komanda Kryesore e Policisë së Kosovës dhe anasjelltas zbatohen përmes komandantit rajonal i cili është ndërkombëtar.
Maqedonia njeh pasaportat e reja të Kosovës
Qeveria maqedonase do tw njohw pasaportat e Republikws sw Kosovws. Sipas zv/kryeministrit Abdulhakim Ademi qeveria ka miratuar konkluzionin për njohjen e pasaportave te reja pasi ato janë vazhdimësi e pasaportave të UNMIK-ut. “Qeveria solli një konkluzion që në frymën e bashkëpunimit të mirë dhe të ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, në frymën e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave që të pranohen pasaportat e reja të Kosovës si dokumente që kanë një vazhdimësi nga pasaportat e UNMIK-ut dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave mes Maqedonisë dhe Kosovës”,- deklaroi Ademi. Ndërkohë Ministria e Brendshme ka përgënjeshtruar informacionet e publikuara në disa media kosovare se policia kufitare maqedonase nuk i ka lejuar qytetarët kosovarë të hyjnë në territorin e Maqedonisë për arsye se nuk i kanë njohur dokumentet e reja të udhëtimit në të cilat shkruan “Republika e Kosovës”. Ministria e Brendshme deklaroi se të gjithë qytetarët që kanë pasaporta të reja, do të lejohen të hyjnë në Maqedoni.
PDSH pranon propozimin e Cërvenkovskit
Kabineti i presidentit Branko Cërvenkovski njoftoi se PDSH-ja pranoi më në fund të ndërpresë bojkotimin e Parlamentit nëse presidenti nuk do të dekretojë ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Në një komunikatë të presidencës thuhet se presidenti Cërvenkovski pas konsultimeve me dy partitë politike opozitare LSDM dhe PDSH ka konstatuar se partia më e madhe opozitare PDSH ka pranuar nismën e presidentit. “PDSH-ja është e përgatitur që të ndërpresë bojkotimin e Parlamentit, duke qenë në përputhje me propozimin e presidentit të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, i cili propozoi mosnënshkrimin e Ligjit të gjuhëve, nëse PDSH pranonte kthimin në Parlament”,- thuhet në komunikatën e presidencës. Nga ana tjetër, Lidhja Social Demokrate ende ka vazhduar konsultimet e brendshme lidhur me propozimin e presidentit Cërvenkovski se do të shpallë abolicion apo falje për kryetarin e komunës së Strumicës dhe nënkryetarin e LSDM-së, nëse kjo parti vendos kthimin në Parlament. Kabineti i presidentit njoftoi se të hënën do të njoftohet kryetari i Parlamentit se presidenti Cërvenkovski nuk do të dekretojë Ligjin për përdorimin e gjuhës që e flasin më së paku 20 për qind e qytetarëve në Maqedoni dhe disa ligje të tjera që u sollën në procedurë të përshpejtuar nga mazhoranca aktuale.
4 Gusht 2008