E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha bën fushatë me NATO, njësoj si në zgjedhjet e 2009

Qeveria është një kompani private që bën biznes me pronat dhe pasuritë e shqiptarëve

rama ne maliqKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Maliqit në Korçë, akuzoi qeverinë se nuk ka bërë asgjë gjatë këtyre viteve të qeverisjes së demokratëve. Sipas Ramës, kryeministri Berisha po bën fushatë me kartën e anëtarësimit të vendit në NATO, njësoj si në zgjedhjet e vitit 2009.
Deklarata
Saliu thotë NATO, NATO. Shqipëria hyri përpara zgjedhjeve të shkuara. Po pse mor zoti kryeministër në ikje, që shyqyr që po ikën, do tu thuash shqiptarëve se i fute ti në NATO? Je duke thënë dy gënjeshtra, sepse në NATO Shqipërinë e futën SHBA, miqtë dhe partnerët tanë, falë këtij populli që prej vitesh e meritonte dhe e dyta, sepse me NATO-n e ke bërë njëherë një fushatë në 2009-ën. Çfarë ke për të thënë në këto katër vite? Pse nuk u kërkon ndjesë shqiptarëve që vrasjet dhe grabitjet u katërfishuan?, tha Edi Rama. Në vijim në akuzave, Rama e cilësoi qeverinë si një kompani private e cila bën biznes me pasuritë kombëtare. Unë nuk e di se çfarë përrallash tregon gjyshi me antiplumb këtu, por di që këtu në Maliq ka një përrallë, ajo e kënetës së famshme. Që ne kur ishim të vegjël e dëgjonim si një përrallë të kohëve të lashta. Sot është kthyer dhe çdo ditë nxjerr kurrizin e saj duke u shtrirë në fushën e begatë të Maliqit. Sepse kjo qeveri, që i thotë vetes qeveri e Republikës së Shqipërisë, është një kompani private që bën biznes me pronat dhe pasuritë e shqiptarëve. Shqipëria është vendi që i ka të gjitha për të jetuar në begati, por kur vendi udhëhiqet nga qorra dhe shurdhër që nuk kanë sy të shikojnë plagët e popullit të tyre, që nuk kanë veshë të dëgjojnë për shpresat dhe ëndrrat e popullit të tyre, atdheu humbet pasuri, bukuri, potenciale, shpresa dhe ëndrra, u shpreh më tej kreu i Partisë Socialiste.
Premtimi
Rama u premtoi banorëve të Maliqit se pas 23 qershorit do të ndërtojë një qeveri e cila do të jetë në krah të të gjithë shqiptarëve. Zgjedhja në 23 qershor është shumë e qartë. Kush e do pushtetin në qafë le ta mbajë gjyshin me antiplumb me gjithë 200 rojet dhe zinxhirët e skllavërimit për të gjithë ata që për një copë bukë punojnë në këtë shtet. Ndërsa kushdo një qeveri në krah për ta pasur mbështetje në fshat dhe në qytet duhet të votojë Partinë Socialiste, përfundoi Edi Rama.

Përmbytjet, Rama: Qeveria nuk ka se çfarë të premtojë më

Gjatë turit të tij në Qarkun e Korçës, kreu i PS-së, Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të zonës së Vreshtasit. Gjatë fjalës së tij, Rama akuzoi qeverinë se nuk ka bërë asgjë për banorët e kësaj zone. Juve tani iu ka mbetur veçse të qeshni me gjithë këto halle, por e vërteta është se gjithë këto halle kanë një emërues të përbashkët. I bien në kokë popullit kur nuk ka shtet. Njerëzit nuk i mbijetojnë dot në fshat problemeve të tokës nëse shteti i kthen kurrizin. Kjo është një tallje e përditshme se vijon mjafton të hapësh televizionin dhe të dëgjosh gjyshin me antiplumb ku thotë përralla. Në vendet arabe të vjen zor si shqiptar ku shikon mbi shkretëtirë ku ska pikë uji, puse nafte dhe parcela të gjelbërta me zarzavate që i kultivojnë në shkretëtirë. Ne ecim mbi ujë në vendin e dytë me të pasur të Evropës, ne na mbyt uji që në shiun e parë. Kjo është një gjendje që i takon mesjetës, tha Rama. Duke ju referuar përmbytjeve në këtë zonë, kreu i PS-së u shpreh se Ne u përmbytëm një herë me tha një shkodran, na premtua 100 % shpërblim erdhën prapë dhe herën e fundit nuk na premtoi asgjë. Nuk ka se çfarë ti premtojë vetëm ti gënjejë sa të mundet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›