E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Country Strong" frymëzuar nga Spears

Nga Billboard më 07 janar 2011 në ora 00:10

Karakteri i Gqyneth Paltrow, Kelly Canter në filmin "Country Strong" që për përrallë një këngëtare që tenton suksesin në industrinë muzikore, ku një yll nga dështimi arrin që të kthej famën është frymëzuar nga këngëtarja Britney Spears.

Në fakt kjo është ecuri e filmit "Crazy Heart", që është version mashkullor i kësaj drame, në të cilin film rol kryesor luan Jeff Bridges.

Ndërkaq, "Country Strong" flet po ashtu edhe për autencitetin e Nashville dhe një filmi që paraqet një qytet të muzikaneve që i rekruton producenti i njohur Byron Galimore (Tim McGraw, Sugarland) dhe Nathan Chapman (Taylor Swift) të cilët punojnë me këngëtarë lokal duke u inspiruar për karakteret kryesore nga bota e popit, sidomos nga Britney Spears dhe Michael Jackson.

“Ne i ndërtojmë këta artist dhe i popullarizojmë atë, pastaj kemi shënjat e rënies dhe ne dëshirojmë që t’ja heqim ato”, ka thënë regjisroja dhe skenaristja e këtij filmi Shana Feste për Billboard. "Pataj ata rikthehem. Sa është e vështirë të jetohet një jetë e këtillë publike?”.

Feste ka shktuar skenarin e një seriali që bazohet në jetën e Spears në vitin 2008. ajo ka përfunduar edhe skenarin që flet për marrjen e lajmit për vdekjen e Michael Jackson.

“Dëshiroj që të paraqes këtë karakter si të turpshëm, të nervozuar, të komplikuar dhe konfliktuoz”, tha ajo për filmin që frymëzim ka Spears.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›