Roman për princeshën Diana

Romancierja britanike Monica Ali ka shkruar një libër që bazohet në jetën e princeshës Diana i cili pritet të jetë në raftet e librarive në mars të këtij viti, një muaj para se të martohet djali i Dianas, princi William me Kate Middleton.
Autorja thotë se “Untold Story” (Tregimi i patreguar) ishte koincidencë për të.
“Në fillim mendova se kjo ishte një gjë e pafat – bëra draftin e parë verën e kaluara, para se ata të paralajmëronin fejesën e tyre”, tha ajo për gazetën “Daily Mail”.
“Por, pastaj mendova se të gjitha gjërat negative që janë shkruar për Dianën në shtyp i takojnë librave jo fiktivë. E tërë kjo gjë mund të jetë e vështirë për djemtë e saj”, ka shtuar ajo.
Diana ishte e adhuruar nga publiku në Britani dhe jashtë saj, për dukjen e bukur të saj dhe punën humanitare, ndërkaq kishte ndërruar jetë në Paris me 1997 kur ishte 36 vjet. William ja ka dhënë unazën e fejesës së nënës të fejuarës së saj.
Sipas “Mail”, “Untold Story” paraqet një princesh fiksionale e cila ka pasur një jetë si në ëndërr dhe përrallë. Aty përshkruhet tregimi “çfarë nësë...”, që imagjinon jetën e Dianës kur ajo ishte gjallë.
“Të gjitha librat e mijë flasin rreth një identiteti”, tha Ali. “Rreth asaj se çfarë e bën një person ashtu si është. Ky roman nuk ka shumë dallime në këtë aspekt. Natyrisht, të shkruash për një ikonë botërore është paksa ndryshe.
“Kur kam filluar hulumtimet për librin megjithatë isha e fasjonuar me mënyrën se si ajo kaloj të gjitha ato pengjesa, sa e fortë ishte dhe për këtë munda të shkruaj. Libri është një homazh për të”.
Ali është bërë e famshme qysh në debutim me romanin "Brick Lane", që flet për komunitetin e Bangladeshit që jeton në Londër.