SHBA Te hetohen organizatoret e dhunes

Countryman takon Topin Berishen e Ramen Te hetohet dhuna e 21 janarit Prokuroria jo nxjerrje informacioni. Asnje bojkot partite te dalin ne zgjedhje
SHBA-te kerkojne me shume demokraci mes pozites dhe opozites ndersa bllokimin e zgjedhjeve e cilesojne antikushtetues. Mesazhet jane te zevendesndihmessekretarit amerikan te Shtetit per Azine dhe Evropen Thomas Countryman te cilin situata politike ne vend e solli dje ne Tirane. Zyrtari i larte amerikan Countryman takoi Presidentin Bamir Topi Berishen e Ramen ndersa beri thirrje per nje hetim te plote te ngjarjeve te 21 janarit. Pas takimeve ai doli ne nje konference per shtyp ne ambientet e ambasades amerikane nga ku kerkoi perqendrim te partive politike tek zgjedhjet e 8 majit. Te gjitha perpjekjet duhet te perqendrohen tek zgjedhjet e 8 majit. Partite duhet te dalin ne zgjedhje. Bllokimi i tyre eshte antikushtetues - deklaroi zyrtari amerikan. Ne lidhje me demonstraten e 21 janarit zyrtari i larte amerikan tha se mbeshtet pavaresine e Prokurorise se Pergjithshme per te punuar pa presione politike. Ne demokracite perendimore protestat paqesore jane e drejte qytetare qeveria eshte e detyruar te mos pengoje keto protesta por protestuesit duhet ti permbahen ligjeve dhe te mos praktikojne dhune - tha Cantryman. Ai theksoi se kjo e drejte eshte ushtruar dhe eshte respektuar ne Shqiperi.
Pyetja ime ashtu si e cdo shqiptari eshte pse pas 100 protestave paqesore protesta e 21 janarit ishte e dhunshme - tha Cantryman. Ai kerkoi qe prokuroria te hetoje te gjitha veprimet e te gjitha strukturave veprimeve te policise dhe demonstruesve e organizatoreve te protestes. Prokuroria duhet te ruaje te drejten e informacionit mbi hetimet e ngjarjeve te 21 janarit. Kjo ka qene nje porosi tjeter qe zv.ndihmessekretari amerikan i Shtetit Thomas Countryman i la pales shqiptare gjate konferences se tij per shtyp. Duke inkurajuar hetimin qe organi i akuzes po u ben atyre ngjarjeve ai tha se ky institucion duhet te jete i rezervuar me dhenien e informacionit ndaj ecurise se hetimit. Nuk duhet te publikohen perdite sipas tij ne media rezultatet e hetimit pasi kjo do te ndikonte ne ecurine e tij pavaresise se sipas Countryman mediat jane te lira. Sipas tij prokuroria duhet qe te hetoje 21 janarin dhe se Shtetet e Bashkuara te Amerikes e mbeshtesin punen e saj ne kete drejtim. Te hetohen veprimet e te gjithe aktoreve me 21 janar - la porosi te vecante Countryman duke saktesuar se duhen hetuar si veprimet e demonstruesve ashtu edhe ato te punonjesve te rendit.
Countryman-Berisha Perqendrohuni tek zgjedhjet e 8 majit
Qeveria e SHBA-se eshte e angazhuar te kontribuoje duke mbeshtetur Shqiperine dhe popullin shqiptar per gjetjen e nje zgjidhjeje per kapercimin e situates se krijuar nga 21 janari ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e vendit. Kryeministri Sali Berisha priti dje zevendesndihmessekretarin e Shtetit z. Thomas Countryman. Z. Berisha e informoi z. Countryman per zhvillimet e fundit ne vend pas perpjekjeve te liderit te opozites me date 21 janar per te marre me dhune institucionet demokratike duke rrethuar per pese ore seline e Keshillit te Ministrave me individe te paguar ku 321 prej tyre rezultojne me precedente penale. Si pasoje e kesaj perpjekjeje te dhunshme per te rrezuar institucionet demokratike u plagosen mbi 100 efektiva te ruajtjes se rendit dhe Gardes se Republikes dhe humben jeten kater qytetare. Z. Berisha vuri ne dukje se menjehere pas sulmit kunder Kryeministrise shprehu ngushellimin per viktimat dhe se i kerkoi prokurorise hetim te menjehershem e te plote. Kryeministri Berisha i theksoi z. Countryman se qeveria mbetet e vendosur per te respektuar me rigorozitet te plote te drejtat e qytetareve shqiptare ne pergjithesi dhe te drejtat e opozites dhe cdo force politike ne vecanti per cdo tubim paqesor. Ai theksoi se qe nga viti 2005 deri me sot opozita shqiptare ka zhvilluar rreth 1730 protesta te te gjitha llojeve dhe pervecse gjate protestes se dhunshme te 21 janarit ne te cilen opozita vendosi te rrezonte institucionet kushtetuese e te marre pushtetin me dhune ne te gjitha te tjerat nuk eshte regjistruar asnje incident.
Kryeministri Berisha e garantoi z. Countryman se drejtesia shqiptare do te kete te gjithe mbeshtetjen ndihmen dhe bashkepunimin e qeverise shqiptare per zbardhjen e te gjitha pergjegjesive te ngjarjeve te dhunshme te 21 janarit. Ne kete kuader Kryeministri shprehu falenderimet per gatishmerine e qeverise se SHBA per te kontribuar me asistence profesionale ne hetim cka e konsideron si nje garanci per nje hetim te plote profesional e te paanshem. Duke theksuar se drejtesia ka nje rol themelor per paqen dhe stabilitetin e vendit Kryeministri u shpreh se drejtesia e pavarur e paanshme dhe gjitheperfshirese eshte dhe mbetet themelore per kapercimin e kesaj situate. Kryeministri e siguroi z. Countryman se komisioni hetimor parlamentar ka per qellim te ndihmoje ne zbardhjen e plote te 21 janarit dhe se te gjithe dokumentacionin faktet dhe te dhenat qe ai do te grumbulloje do tia dorezoje prokurorise per ta ndihmuar ne hetim. Z. Countryman theksoi se qeveria e SHBA eshte e angazhuar te kontribuoje duke mbeshtetur Shqiperine dhe popullin shqiptar per gjetjen e nje zgjidhjeje per kapercimin e kesaj situate ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e ketij vendi. Duke theksuar se hetimi duhet te perfshije dhunen dhe organizatoret e dhunes ai e konsideroi drejtesine e pavarur me rendesi jetike.
Me tej z. Countryman theksoi se te gjitha perpjekjet duhet te perqendrohen ne realizimin e zgjedhjeve lokale te lira e te ndershme. Ne kete kontekst Kryeministri Berisha e risiguroi z. Countryman se qeveria shqiptare do te beje gjithcka per te garantuar qe zgjedhjet e 8 majit te permbushin standardet nderkombetare te zgjedhjeve te lira e te ndershme dhe e falenderoi per mbeshtetjen e SHBA-se dhe qeverise amerikane ne kete drejtim.