E Diel, 1 Nëntor 2026

Countryman: Shqipëria t’i zgjidhë vetë problemet e saj

“Kjo është porosia jonë e përditshme për të dyja palët. Nga ngërçi aktual politik ndërmjet dy partive kryesore në Shqipëri nuk pëfitojnë qytetarët e këtij vendi”, ka thënë ai për BBC-në.

“Bashkësia ndërkombëtare nuk po tërhiqet, por Shqipëria nuk është një protektorat. Është anëtare e NATO-s. Ajo thotë se është e gatshme për anëtarësim në BE. Nëse është kështu, nuk mund të pritet ndërhyrje nga jashtë për të zgjidhur problemet të cilat udhëheqësit politikë nuk kanë patur vullnet t'i zgjidhin. Ata duhet të tregojnë se të gjitha palët janë të afta për të marrë pjesë me përgjegjësi në jetën politike në vend. Fatkeqësisht, ne nuk e kemi parë këtë në muajt e fundit”, vijoi ai.

Ai ka folur edhe për Kosovën dhe Maqedoninë. Për sa i përket Kosovës, Countryman, deklaron se raporti i Dik Martit duhet të hetohet nga EULEX. “Ne i mirëpresim deklaratat e qeverisë në Kosovë dhe në Shqipëri, se janë plotësisht të gatshme që të bashkëpunojnë në çfarëdo mënyre me cilëndo punë të bërë nga EULEX-i për të hetuar çfarëdo dëshmie të re që mund të përmbajë raporti. Sigurisht se e dëmton reputacionin e Kosovës dhe për këtë arsye ne e ndajmë mendimin me qeverinë e Kosovës se kjo çështje duhet të sqarohet, duhet të hetohet dhe ose të verifikohet ose të hidhet poshtë sa më shpejt”, ka vijuar ai.

                                                                                             2010-12-30 11:37
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›