E Diel, 1 Nëntor 2026

Prangosen katër shtetas për vjedhje me dhunë

Kështu, janë arrestuar në flagrancë shtetasit, Shkëlzen Tahir Sinani, 21-vjeç, banues në Kukës, E.B, 16-vjeç, banues Tiranë, Xhuljan Shkëlqim Gazidede, 18-vjeç, banues në Tiranë, Lorenc Arbër Barhani, 18-vjeç, banues në Tiranë si dhe punohet për kapjen e shtetasit E.C, 15-vjeç. 

Këto shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kryer një sërë vjedhjesh të lokaleve dhe çantave të disa shtetaseve. 

Në sajë të një hetimi disa mujor i realizuar në ngarkim të tyre, është konkluduar se këto shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin tjetrin në kohë e vende të ndryshme, kanë realizuar vjedhjen me dhunë nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë, të disa shtetasve, kryesisht në zonat Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, qendër Tajvan, rruga “Myslym shyri”, zona e “21 Dhjetorit” etj. Në cilësinë e provës materiale, shtetasve u janë sekuestruar një sërë pajisjesh etj.

                                                                                             2010-12-30 13:21
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›